Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero është përfshirë në një aksident me makinë në Holandë.

Argjentinasi po udhëtonte me një taksi ditën e djeshme në momentin, që makina u përplas me një shtyllë duke e lënë kështu Agueron me disa dëmtime serioze.

Nga njoftimet e para mësohet se Aguero ka thyer dy brinjë, duke lënë kështu fushat për të paktën dy mua. Ai pritet të mungojë edhe në supersfidën që luhet nesër në Stamford Bridge kundër Chelsea-t. 

Megjithatë një deklaratë më e plotë pritet nga klubi për të vlerësuar plotësisht gjendjen e sulmuesit argjentinas.

Aguero gjendej në Amsterdam për të shikuar një koncert të këngëtarit kolumbian Maluma, para se taksia me të cilën ai po udhëtonte drejt aeroportit doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë./tvklan.al