makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi. Vëllai i tij Reneo Lushaj është aksidentuar dhe duket se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Instagram, ku lutet për shërimin e shpejtë të të vëllait.

“ Do doja me gjithë shpirt, me gjak, me gjithçka kam, të isha unë i aksidentuari në vendin tënd sepse gjithmonë tek njerëzit e mirë ndodhin të tilla raste. Unë dhe familja, shoqëria, kolegët e tu të punës po presim që ti ta hedhësh këtë tragjedi, vëllai im i shtrenjtë Reneo Lushaj. Të gjithë lutemi për ty, sonte Allahu do të ndriçojë rrugën tënde dhe do të bëhesh mirë”-

shkruan Stresi.

stresi

Ndërkohë bashkë me shkrimin ai ka postuar edhe foton e makinës me të cilën është aksidentuar Reneo Lushaj./tvklan.al