Jelena Miliç, drejtuese e qendrës së studimeve euroatlantike, njëkohësisht një aktiviste e njohur në Serbi është përfshirë në një përplasje verbale me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një debati televiziv.

Ajo akuzoi publikisht kryeministrin serb se ai bashkëpunonte me të inkriminuar dhe të dyshuar për krime lufte, përfshirë gjeneralin Lubisha Dikovic.

Gjate debatit televiziv ne kanalin serb PINK, po diskutoheshin tema si ekonomia, reformat por edhe çështja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nuk ka vonuar kur Miliç është detyruar te largohet nga studio televizive pasi kryeministri serb e akuzoi drejtpërdrejtë se ajo ka folur kundër interesave serbe. Vuçiç i referohej në deklarate të mëparshme të aktivistes.

Gjatë një transmetimi televiziv të mëparshëm, Miliç kishte pyetur një opinioniste nacionaliste serbe, nëse ajo ishte në dijeni të varrezave masive të shqiptareve në Serbi. Aktivistja serbe kishte deklaruar se serbet kishin ushtruar gjenocid ndaj shqiptareve. / TV KLAN