Stacioni hekurudhor i Nimes në Francën jugore është evakuar, pasi dyshohet se një një person ka qenë i armatosur.

Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë, rreth orës 21:15, raportojnë mediat franceze.

Një dëshmitar i tha policisë se kishte parë një njeri të armatosur në afërsi të ndërtesës. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin e tij, por nuk dihet ende nëse ka qenë i armatosur apo jo .

Dy ditët e fundit, Spanja, Finlanda, Gjermani dhe Rusia ditën e sotme, janë përballur me sulme terroriste ku kanë gjetur vdekjen disa persona dhe qindra të tjerë janë plagosur./tvklan.al