Një udhëtim nëpër kanalet piktoreske të Venecias me gondola është një ëndërr për shumë persona.

Kur mendohej që vendosja e një takse të re për udhëtarët ditorë do t’i dekurajonte ata të hiqnin dorë nga kjo përvojë ndodhi tërësisht e kundërta.

Në kanalet e ngushta të qytetit italian, trafiku i gondolave ​​nuk u prek nga futja e një sistemi pagese për turistët.

“Ne jemi nga Gjermania, jemi të bombarduar me taksa, kështu që një taksë tjetër nuk është problem.”

Turistët duhet të blejnë një biletë nëse duan të hyjnë në qytetin italian nga ora 8:30 deri në orën 16:30

Rezervimet janë menduar të bëhen online, por ka edhe një kabinë në dispozicion për ata që nuk kanë smartphone. Inspektorët do të bëjnë kontrolle të rastësishme dhe do të vendosin gjoba nga 50 deri në 300 Euro për këdo që nuk ka arritur të regjistrohet.

Klan News