Në këtë finale spektakolare të “X Factor Albania” në Tv Klan pamë rikthimin në skenë të një prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë, Alban Skënderaj.

Artisti i mirënjohur, i ftuari special i mbrëmjes dhuroi një super performancë në skenën e talent-showt, ku ka qenë anëtar jurie për 4 vite me radhë.

Albani interpretoi këngën e tij më të re me titull “Pranvera”, në një performancë të ndjerë plot emocione, duke i drithëruar të gjithë.

Kantautori ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve, fitues i “Top Fest”, “Kënga Magjike,” i vlerësuar me dhjetra çmime të tjera, dhe me 2 dekada në skenë me hite të pavdekshme.

Albani feston këtë vit 20 vjet karrierë dhe sigurisht siç i ka hije një përvjetori të tillë do të vijë me një koncert-recital. Më 6 Qershor Albani mban koncertin e tij të titulluar “Motiv”, në stadiumin “Air Albania”./tvklan.al