Futbollistja më e mirë gjermane e të gjitha kohërave, Steffi Jones e ka nisur karrierën e saj me ekipin e djemve e më pas u bë kapitene e ekipit të Gjermanisë perëndimore për femra.

Jones sot është ambasadore e UEFA-s dhe njëkohësisht përfaqësuese e Federatës gjermane dhe kreu më i lartë i futbollit të femrave në Gjermani.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Steffi Jones ka treguar se e ka nisur karrierën e saj si futbolliste në një ekip djemsh, në të cilën tha se është bërë kapitene pasi ka qenë më e mirë se ata.

Steffi Jones: Kur e nisa futbollin, m’u desh ta nisja në një ekip djemsh dhe në ditët e sotme është kryesisht normale.

Blendi Fevziu: E nisët futbollin duke qenë pjesë e ekipit të djemve?

Steffi Jones: Po, madje isha edhe kapitenja e tyre. Kjo mund të ndodhë kudo nëse je shumë e mirë dhe je në gjendje të luash dhe në ekipin e tyre. Ju tregova se jam më e mirë se një shtyllë.

Blendi Fevziu: Si u ndikuat nga futbolli?

Steffi Jones: Kam qenë diskriminuar për shkak të lëkurës time në kopsht, por kur luaja futboll, ndihesha se nuk kishte rëndësi se nga vija dhe si dukesha. Kjo është mënyra si e gjeta rrugën drejt futbollit dhe kuptova se çfarë mund të bëjë futbolli, bashkon kultura të ndryshme.

Blendi Fevziu: A keni qenë diskriminuar ndonjëherë se ishit e vetmja grua në një ekip djemsh?

Steffi Jones: Jo sepse isha më e mirë se ata.

Blendi Fevziu: Në çfarë moshe e nisët?

Steffi Jones: Nga mosha 4 deri në 14 vjeç. Kam qenë kapitene e një ekipi djemsh dhe luaja në një kampionat zyrtar për djemtë. Pas kësaj, pashë ekipin kombëtar të grave. Si fillim, pashë të gjithë djemtë duke luajtur, kisha idhujt e mi. Më pas, futbolli i grave filloi të bëhej gjithnjë e më popullor.

Jones ka publikuar një libër për jetën e saj që tregon se iu dedikua sportit si pasojë e diskriminimit që kishte për arsye të ngjyrës së lëkurës në Gjermani dhe për preferencën e saj në raportet me gratë./tvklan.al