Edhe pse nuk e miratuan në parim që sot draftin e sapopërfunduar nga Opdate dhe Euralius, antarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtesi janë shfaqur optimist, që fillimi i javës së ardhshme do të bashkojnë votat për dokumentin e ndryshimeve kushtetuese.

Opozita do të marrë një vendim përfundimtar vetëm pasi të shqyrtojë në themel draftin, që thote se ka ndryshime thelbësore nga dokumenti i parë.

Por këtyre deklaratave optimistëve iu parapriu ajo e amabasadorit amerikan Lu në fillim të mbledhjes së Komisinit të Posaçem, i cili shqip iu foli palëve në këtë mënyrë.

Deklarata e ambasadorit morën mbeshtetjen e kryeministrit, i cili në një postim në Facebook shkruan se s’ka qenë “Asnjëherë më dakord se sot me ambasadorët e SHBA-BE! Koha e ballos me maska po mbaron”, shkruan ai. “PS gati të votojë që sot Reformën në Drejtësi”.

Por për vendosmërinë e Ramës shprehet skeptik kryetari i demokrateve Basha, i cili iu përgjigj po në Facebook qëndrimi se ai ka qenë shkaktar i vonesë 2-vjeçare të kësaj Reforme.

Tv Klan