Paraqet letrat kredenciale tek Presidenti Bajram Begaj

Christiane Hohman është Ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë. Pas emërimit në këtë detyrë nga përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel, diplomatja gjermane i paraqiti letrat Kredenciale, Presidentit Bajram Begaj.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe e siguroi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare, kreu I shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen politike dhe asistencën financiare që BE-ja i ka dhënë Shqipërisë në tre dekadat e fundit.

Presidenti Begaj shprehu besimin se ardhja e zonjës Hohmann në Tiranë do t’i japë një shtytje të re marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe vetë procesit të negociatave të aderimit në BE.

Tv Klan