Skena e Teatrit Eksperimental, do të jetë pasqyra e jetës të secilit prej nesh. Me komedinë e zezë “Amerikan”, tre personazhet do të sjellin për publikun atë që rëndom shohim në kryetituj mediatikë, drama, skenare, vrasje e sekrete.

Suzana është një prej personazheve që do të luhet nga Linda Jarani. Rreth saj rrotullohet fabula, e cila do të kthehet në mollë sherri për dy shokët Miç dhe Majk.

Çdo ditë ballafaqohemi me dilema etike dhe morale, është kjo ajo që çfarë reflekton shfaqja që vjen në bashkëpunim të Teatrit Eksperimental dhe Bashkisë Tiranë.

Tv Klan