Tetëmbëdhjetë (18) anarkistë janë vënë në pranga nga policia greke në Athinë pasi hynë me dhunë brenda ambasadës spanjolle në kryeqytetin grek në shenjë proteste për mbeshtetjen e pavarësisë së Katalonjës.

Të arrestuarit janë pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikon”.

Pas hyrjes në ambasadë, anarkistët u ngjitën në tarracë ku shpalosën një banderolë të shkruar në spanjisht dhe greqisht.

Ata shperndanë fletushka me parrulla të ndryshme në mbështetje të shkëputjes së Katalonjes, mes tyre parrullën e njohur të antifashistëve gjatë luftës civile të Spanjës, “No pasaran”.

Anarkistët kanë bërë thirrje për një tubim para drejtorisë së përgjithshme të policisë, të enjten, që të protestojnë kundër arrestimeve dhe dënimit eventual të shokëve të tyre.

Tv Klan