Mjekët dhe pacientët i duartrokasin nga ballkoni

Një koncert i pazakontë në oborrin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” ka sjellë jo vetëm gëzim, por edhe habi tek mjekët dhe pacientët e sëmurë me COVID.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore i ka surprizuar të gjithë duke performuar për ta, për t’ju falur disa momente relaksi dhe shprese.

Stafi mjekësorë dhe pacientët dolën në ballkone për të dëgjuar dhe shijuar muzikën popullore, ku nuk mungoi as vallja mes tyre.

Koncerti surprizë ishte në shenjë mbështetje për të sëmurët me COVID dhe mjekët, që prej muajsh janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin.

Tv Klan