Analisti dhe pedagogu i Gazetarisë, Mark Marku kundërshton paketën “anti-shpifje” të qeverisë të hartuar për mediat online.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, duke iu referuar draftit të qeverisë, Marku thotë se një media nuk mbyllet për një pasaktësi, sikurse parashikohet në projektligj.

“Ka një taktikë të qeverisë, të Kryeministrit që thotë kam bërë ca ndryshime që askush nuk i di. I ka vënë të punojnë komisionet dhe kanë hyrë në konflikt me 35 organizata ndërkombëtare. Dhe tani na del në orën 22:00 të natës dhe thotë unë kam bërë ca ndryshime. Këtë e bën që nesër të mos ketë protestues. Në qoftë se, thotë aty, nëse portali nuk përgjigjet, bllokohet portali.

Në momentin që thuhet mbyllet media, mbyllet portali, ti për një shkrim mbyll një portal, për një pasaktësi. I takon që e njëjta të funksionojë për gjithë mediat. Për një pasaktësi në lajm në atë revistën televizive, mbyll kanalin televiziv. Pse do ta mbyllësh median? Media nuk mbyllet kurrë”, u shpreh pedagogu i Gazetarisë Mark Marku. /tvklan.al