Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të të afërmve të Gëzim Çelës, të cilësuar “Baroni i Drogës”.

Bëhet e ditur se në mesin e pasurive të sekuestruara janë një biznes dhe 2 apartamente që kapin vlerën e shitjes mbi 400 mijë Euro, të ish-gruas së Çelës. Gjithashtu Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron edhe të një shoqërie tregtare të ortakut të Çelës, bashkë me 10 makina.

Kujtojmë se Gëzim Çela ndodhet në qeli bashkë me disa persona të tjerë pasi sipas Prokurorisë së Posaçme janë autor të trafikut të lëndëve narkotike me mjete ujore, nga lugina e Patokut në Lezhë.

Ata do të shkëmbenin në det kanabis me kokainë, por shkëmbimi nuk ndodhi pas ndërhyrjes së Policisë.

55-vjeçari u arrestua në Kosovë pasi ishte shpallur në kërkim për herë të dytë, duke i dhënë fund një arratie që kishte nisur në vitin 2015, po për çështje të drogës./tvklan.al