Le qeline Frroku

Arben Frroku shpallet zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë bën me dije se që mbrëmjen e së martës, Frroku është në listën e personave në kërkim të Interpolit.

Policia sqaron se për shkak të procedurave dhe azhornimit të faqes zyrtare të Interpolit, fotografia e biznesmenit nuk është hedhur ende në sistem.

Sipas autoriteve do të duhet 48 orë që fotografia dhe të dhënat e Frrokut të hidhen në faqen zyrtare të Interpol.

Veprimi i policisë vjen tre ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për krimet e rënda që e gjeti 44 – vjeçarin fajtor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.

Por pavarësisht se ndaj Frrokut ka një dënim të formës së prerë tashmë, ai arriti të largohet nga Shqipëria, 10 ditë para vendimit. Në datën 20 qershor Arben Frroku figuron të ketë dalë nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, nga pika kufitare e Hanit të Hotit.

Më pas ai ka vazhduar rrugën për në Koraci. Në këtë kohë ai u ndalua nga policia e këtij vendi pasi emri i tij figuronte në listën e personave të shpallur në kërkim. Pala kroate ka komunikur me autoritet tona duke e sqaruar për situatën.

Në një komunikim të dytë kroatëve i është thënë se ka një gabim për shkak se nuk është bërë azhornimi i sistemit. Arben Frrokut nuk mund t’i pengohej lëvizja pasi kishte një vendim gjykate që e shpallte të pafajshëm.

Vendim i cili e lironte nga çdo lloj detyrimi. Pas 5 orë qëndrimi në kufirin mes Kroacisë dhe Malit të Zi ai është lënë i lirë për të vazhduar rrugën e tij.

Ky është dhe momenti i fundit ku dihet mbi vendndodhjen e Arben Frrokut dhe më pas nuk ka asnjë informacion.

Ka dyshime që ai ndodhet në vendet e Europës Lindore, dyshime të cilat ende nuk janë të verifikuara. Një pistë tjetër është që ai të jetë në vendet e Bashkimit Europian pikërisht në Belgjikë, vend në të cilin ka jetuar para vitit 2000.

Tv Klan