arbion aliko

Arbion Aliko, personi kryesor i dyshuar për vrasje e efektivit të RENEA-s në Lazarat, ka dalë përpra Gjykatës së Krimeve të Rënda. Për 20 – vjeçarin është bërë verifikimi i masës, në lidhje me ngjarjet e vitit të kaluar në Lazarat.

Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Përveç gjeneraliteteve të tij, Aliko nuk ka thënë asgjë para gjykatës, duke u shprehur se do flasë në gjyqin e themelit.

Ditën e martë pritet që Arbion Aliko të jetë përsëri në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 20 – vjeçari është autor i vrasjes së Ibrahim Bashës. Mbi të rëndon edhe akuza e armëmbatjtjes pa leje.

Sëbashku më të, në Gjykatë do të jetë dhe vëllai i tij Alban Aliko, pasi edhe për të janë ngritur të njëjta akuza. Ndërkaq, Prokuroria vazhdon hetimet për të rindërtuar të gjithë mekanizmin e ngjarjes, persona e përfshirë dhe rolin e tyre.

Nga përgjigja e ekpertizave të mbërritura nga Policia Shkencore rezulton se, në drejtim të furgonit janë qëlluar 2 plumba. Njëra predhë ka qëlluar në kokë Ibrahim Bashën. Ajo ka qënë tejshpuese dhe si pasojë është lënduar lehtë dhe efektivi Perlat Hamitaj.

Predha tjetër ka prekur një pjesë metalike në sediljen e furgonit ku ishin dhe 5 pjestarë të tjerë të RENEA-s. Si pasojë janë shkëputur grimca të vogla metali të cilat kanë plagosur Jetmir Isain.

Prokurorët e Krimeve të Rënda dhe ata të Gjirokastërs po mundohet të përcaktojnë dhe numrin e saktë të grupit të zjarrit dhe rolin e tyre. Nga verfikimet paraprake dyshohet se ky grup i ka patur detyrat e ndara.

Në total ata dyshohet se kanë qënë 11 persona. 5 prej tyre kanë patur detyra të qëllojnë drejt forcave RENEA. Pjesa tjetër duhet të qëllonte në ajër nga pozicione të ndryshme. Kjo gjë do të ç’orientonte policinë pasi plumbat mund të vinin nga çdo anë.

Një veprim i tillë nxirrte zbuluar RENEA-n dhe ishin një objektiv më i thjeshtë për t’u eleminuar nga 5 personat që kishin detyrë qëllimin ndaj policisë. Grupi hetimor për këtë ngjarje të rënda vazhdon marrjen në pyetje të personave të arrestuar deri tani. Mbi dëshmitë e tyre por edhe veprim e hetuesve  në vendin e ngjarjes po rindërtohet ngjarja dhe motivet e saj.

Tv Klan