Ylli brazilian pësoi një dëmtim në kofshë, Messi i gatshëm për derbin e Amerikës Latine

Brazili do ketë një mungesë të rëndësishme në takimin kualifikues për botërorin Katar 2022 kundër Argjentinës.

Ylli i ekipit, Neymar pësoi një dëmtim në kofshë në stërvitje të hënën dhe stafi mjekësor ka vendosur që ta lërë atë të lirë të kthehet me klubin.

Sulmuesi i PSG-së luajti gjatë gjithë takimit në fitoren kundër Kolumbisë në javën e shkuar, ku dha edhe aistin e golit, e tani do të kthehet në Paris më herët se sa pritej.  

Federata Braziliane e Futbollit lajmëroi se Neymar nuk udhëtoi në Argjentinë me pjesën tjetër të ekipit.

Ndërkohë që Leo Messi pritet që të jetë në fushë kundër verdhejeshilëve.

Ylli 35-vjeçar është rikuperuar pas një dëmtimi në gju, e nuk ka luajtur në dy takimet e fundit me parisienët.

Por ai u fut si zëvendësues kundër Uruguait dhe gjendja e tij është në rregull për të luajtur.

Verdhejeshilët e kanë siguruar një vend në Katar 2022 dhe janë të parët në grupin me 10 përfaqësuese, me gjashtë pikë më shumë se sa albiçelestet.

Argjentina ka 26 ndeshje pa u mundur dhe mposhti Brazilin në korrik në finalen e Kupës së Amerikës.

Sfida luhet në orën 00:30 të së mërkurës.

Klan News