Temperatura të larta nën rrezatimin diellor, por edhe rrebeshe shiu/ Sinoptikanja: Kjo javë do t’i ketë të gjitha
Maj 20, 2024
Kjo javë do të jetë dinamike përsa i përket kushteve atmosferike, duke sjellë temperatura të larta, prezencë të rrezatimit diellor si dhe reshje shiu që do të vijnë në disa zona në formën e rrebesheve. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se deri ditën e premte moti mbetet i paqëndrueshëm. Lajda Porja: Kjo javë do t’i ketë të gjitha. Do të jetë dinamike, së pari kemi ende qarkullimin e masave ajrore nga veriu i Afrikës duke sjellë temperatura të larta, ku edhe sot presim edhe mbi 30 gradë në disa zona të izoluara. Pjesa më e madhe e bregdetit do të...