Ndryshimet tek e djathta shqiptare, Neritan Alibali: “E djathta po konsolidohet” - (5 Gusht 2008)
Gusht 5, 2008
Afrimi i Partisë Demokrate Reformatore drejt Partisë Demokratike me qëllim bashkimin e afërt, por edhe tendenca e Partisë Aleanca Demokratike për t’u rikthyer në kampin nga u krijua, shihet nga republikanët si zhvillim që do të konsolidojë spektrin e djathtë. Nënkryetari i Partisë Republikane Neritan Alibali deklaroi për televizionin Klan, se ndryshimet që po ndodhin në partitë e mazhorancës janë shenja të qarta, se partitë e këtij grupimi do të dalin me një koalicion në zgjedhjet e ardhshme. Neritan Alibali: “E djathta ka një proces shëndetësimi, ka një proces, i cili ndoshta edhe vetë...