Megaoperacioni i SPAK, GJKKO konfirmon arrestin në burg për 4 prej të akuzuarve
Maj 20, 2024
Pesë prej personave të arrestuar nga megaoperacioni i SPAK që goditi 7 grupe kriminale, dolën sot për vlerësimin e masës së sigurisë para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi raportoi se para gjykatës dolën Emiljano Shullazi, Besjan Xhixha, Enver Diva, Gjergj Cukali dhe Albert Zaja. GJKKO konfirmoi masën e sigurisë arrest në burg për 4 prej të akuzuarve, ndërsa për Emiljano Shullazin do të shqyrtohet në orën 14:00 kur dhe do të merret në pyetje. Ndërkohë, ata ishin në paraburgim edhe para lëshimit të urdhër-arresteve të rinj,...