Socialistët kremtojnë 33-vjetorin e partisë
Qershor 12, 2024
33-vjetori i Partisë Socialiste i bëri të gjithë bashkë në oborrin e selisë rozë, themelues, figura me peshë ndër vite, ish-deputetë, ministra e funksionarë të lartë të kësaj force politike. Festa nisi me një minutë heshtje pas ndarjes nga jeta të ish-Kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Edi Rama preferoi të ishte fjalëpak në këtë përvjetor, duke zgjedhur t’i urojë shkurt anëtarët e familjes së tij politike. Si i zoti i shtëpisë, pjesën më të madhe të kohës, kryeministri e kaloi duke përshëndetur miqtë e ftuar, teksa dashamirësinë se kurseu me ata që njihen si themelues të Partisë...