Vijojnë kërkimet për presidentin iranian, çfarë ndodh nëse Raisi nuk i mbijetoi rrëzimit me helikopter
Maj 19, 2024
Shumë nëpër botë po shohin me vëmendje zhvillimet në Iran, duke ngritur pyetjen nëse do të ketë ndryshime domethënëse në politikat në rajon, në rast se presidenti Ebrahim Raisi nuk i ka mbijetuar aksidentit me helikopter. Përgjigja më e shkurtër, sipas BBC, është jo dhe aq. Megjithatë, ekonomia mund të preket nga destabiliteti. Menjëherë pasi u bë publik lajmi, monedha iraniane, Rial, ra në raport me Dollarin amerikan. Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se shpresonte që presidenti dhe zyrtarët që e shoqëronin, do të kthehen shëndoshë e mirë. Ai kërkoi nga populli që të luteshin...