Ministri i Brendshëm përshëndet aksionin e policisë së Vlorës dhe Forcave Speciale

Zbulimi i një arsenali armësh në Babicë pritet të zbardhë ngjarje të vjetra kriminale në Vlorë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte me drejtuesit e policisë së qarkut duke vlerësuar të githa strukturat që morën pjesë në këtë aksion.

Taulant Balla: Goditja e djeshme është një fitore e rëndësishme, po të kemi parasysh që janë arritur të gjenden jo vetëm një arsenal i vërtetë armësh, por do ta quaj dhe një thesar pune hetimore qoftë për të identifikuar ngjarje të vjetra, por edhe për të parandaluar ngjarje të reja.

Balla u kërkoi strukturave të policisë të shtojnë punën për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Taulant Balla: Jeni bërë një ekip dhe duhet të vazhdojmë të intensifikojmë gjithë forcën tonë parandaluese këtu në Vlorë, për të mos lejuar që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë dhe padyshim që t’i dalin përpara çdo lloj forme të krimit.

Një nga objektivat që duhet përmbushur tha Balla, është goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje.

Klan News