Një tigër ka terrorizuar tre qytete në Sllovakisë pasi është arratisur nga një kopsht zoologjik privat në Ukrainë.

Njerëzit në Ulic të Sllovakisë janë paralajmëruar të kufizojnë kohën e tyre jashtë pasi mund të përballen me tigrin e egër.

Policia sllovake ka thënë se është njoftuar nga vetë policia ukrainase për arratisjen e tigrit të tërbuar.  Është konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë se tigri ka vizituar tre qytete sllovake.          

Mësohet se tigri u arratis nga pronari i tij në Ukrainë dhe gjatë fundjavës ai ka kaluar kufirin.

Drejtori i kopshtit zoologjik privat Miroslav Bural tha për mediat sllovake se tigri u transportua aty për shkak të pushtimit rus. /tvklan.al