Riza Haka, i akuzuar për vendosjen e një sasie tritoli në mobilerinë e një tregtari në Fushë – Krujë do të qëndrojë në burg.

Gjykata e Krujës vendosi për të masën arrest me burg.

Përveç akuzës për vendosjen e eksplozivit, 46 – vjeçari nga Nikla do të përgjigjet edhe për djegien e dy makinave të dy vëllezërve që kanë mobilerinë në Fushë – Krujë.

Avokati i Riza Hakës tha se i arrestuari nuk ka pranuar akuzat.

Gjatë arrestimit, policia i gjeti në banesë edhe 35 kilogramë kanabis sativa.

Tv Klan