Ndalohen dy persona të shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale & Kërkimit, dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim :

Luen Guri, 39 vjeç, banues në Tiranë

 I shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqesore Italiane të Asti, kanë lëshur urdhër arresti Nr. SIEP 195/2017, datë 24.10.2017, dhe e kanë dënuar me 12 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve naroktike”, e kryer në bashkëpunim.

Nikolin Doda, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënie pasurie”, në dy raste parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit Penal.

/tvklan.al