Vazhdon ende kalimi i marijuanës nga Shqipëria për në Itali drejtpërdrejt nga Pulia.

Një 27-vjeçar shqiptar është ndaluar në portin e Barit nga Policia pasi iu gjet një sasi prej 25 kg kanabis të fshehur në pjesën e poshtme të makinës së tij të tipit “Ford Mondeo” me të cilin po udhëtonte.

Shqiptari kishte krijuar një hapësirë në pjesën e gomës. Sipas hetuesve italianë, dyshohet se i riu ishte korrier i lëndës narkotike dhe ishte drejtuar për në veri të Italisë.

Ai do të përballet në gjykatë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës./tvklan.al