Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe të dashurën e tij, pasi janë kapur më drogë. Sipas mediave italiane shqiptari i moshës 38- vjeç dhe e dashura e tij, 50 vjeçe ishin duke udhëtuar në autstradën e Brescias me mjetin “

Fiat Bravo

” dhe gjatë një kontrolli nga policia u gjetën dhe sekuestruan 800 gram kokainë, e cila kap një vlerë rreth 80 mijë euro.

Droga ishte e ndarë në pako. Shqiptari dhe e dashura e tij italiane rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Policia italiane është duke vazhduar hetimet për të mësuar lidhur me detaje të tjera si dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në trafikimin e drogës./tvklan.al