Ish – Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar me akuzën e pastrimit të parave. Sipas autoriteteve ai ishte pjesë e një rrjeti pagesash dhe blerjesh të parregullta që lidhjen me të drejtat e imazhit të Kombëtares Braziliane të Futbollit për një vlerë rreth 15 milionë euro.

Për këtë arsye është arrestuar edhe ish – Presidenti i Federatës Braziliane Ricardo Teixeira. Sistemi i pastrimit të parave funksiononte në sajë të disa kompanive të ngritura në vende që konsiderohen parajsa fiskale. Hetimet janë kryer nga FBI në kuadër të zbulimit të korrupsionit në FIFA.

Mediat spanjolle raportojnë se Shtetet e Bashkuara do ti kërkojnë Spanjës ekstradimin e Rosell. Rosell dhe Teixeira kishin ngritur kompani të cilat kishin blerë të drejtën e imazhit të Kombëtares Braziliane. Bashkëpunimi mes të dyve mendohet se ka nisur shumë herët, kur Rosell ishte ishte një prej drejtuesve të kompanisë Nike në Brazil.

Falë këtij bashkëpunimi ish – Presidenti i Barçës kishte ndërmjetësuar edhe një leje qëndrimi për Teixeira në qytet – shtetin e Andorras, kjo edhe falë depozitimit të rreth 5 milionë eurove në një bankë vendase. Sa për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara pengesa e vetme do të ishte një tjetër krim që Rosell mund të ketë kryer në Spanjë. /Tv Klan