E quanin “

Arsène Lupin”

i Monteluce, një lagje studentore në Perugia. Bëhet fjalë për një hajdut shqiptar, i cili prej më shumë se një viti kishte “vizituar” mjaft apartamente, kryesisht ato që banoheshin nga studentë, duke vjedhur sende me vlerë e kompjutera.

31 – vjeçari ishte arrestuar katër herë dhe dëbuar, por këmbëngulja e tij nuk njihte kufij dhe rikthehej gjithnjë në zonë për të vazhduar “punën”. Megjithatë, ndryshe nga personazhi i romaneve të Leblanc, “Lupeni” shqiptar në fund ra në grackën e karabinierëve.

Këta të fundit arritën të mblidhnin prova të mjaftueshme për ta futur në burg.

Sipas të përditshmes italiane “

Il Giornale

”, 31 – vjeçari u kap “mat” nga dy vajza teksa po endej nëpër dhomat e tyre./tvklan.al