Shpejtësia ka bërë që makinë “Peugeot”, me targë AA 406 GR, të dalë nga rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët G.A, 46 vjeç dhe J.J, 35 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë – Pogradec. Për këtë policia ka arrestuar drejtuesin e makinës Maradona Palla, 35 vjeç.

Dy të plagosurit janë në spital në gjendje të rëndë për jetën. Dyshohet se 35-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në timon. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt./tvklan.al