Policia e Fierit mëngjesin e kësaj të premteje ka finalizuar me sukses operacionin “Driver”, duke vënë në pranga Mikel (Enea) Hyka, 35 – vjeç banues në lagjen ’15 Tetori’, në qytetin e Fierit.

Hyka u ndalua pasi Gjykata e Milanos lëshoi urdhrin me arrest ndërkombëtar duke e dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg.

35 – vjeçari akuzohet për veprën penale ‘trafik i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim’.

Ndalimi i Hykës u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

/tvklan.al