Tetë militantë të dyshuar se kishin lidhje me Shtetin Islamik ISIS, mes tyre edhe një shqiptar,  janë arrestuar nga policia malajziane.

Shqiptari u arrestua më 1 Tetor në Selangor pasi dyshohej për komunikim me militantët Shtetit Islamik (IS) jashtë shtetit. 35-vjeçari nga Shqipëria është një pedagog i cili ishte i ftuar për të dhënë leksione në një universitet publik lokal, tha policia malajziane në një deklaratë.

Në aksionin e parë të arrestimeve në Sabah, dy malajzianë, dy filipinas dhe një filipinas me qëndrim të përhershëm në Malajzi akuzohen se ndihmojnë anëtarët e Abu Sayyaf të infiltrojnë malajzezët përmes Sabahut.

Ndërkohë dy prej të dyshuarve të tjerë ishin arrestuar më parë për lidhje me terrorizmin në vitin 2013.

Malajzia ka arrestuar qindra njerëz gjatë viteve të fundit për lidhje të dyshuara me grupet militante.  

Vendi ka qenë në gatishmëri të lartë pasi  sulmuesit vetëvrasës dhe personat e armatosur të lidhur me Shtetin Islamik filluan sulme të shumta në Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë fqinje, në janar 2016./tvklan.al