Një efektiv i komisariatit të policisë së Delvinës, u arrestua nga Shërbimi i Çështjeve të brendshme dhe Ankesave, pas kallëzimit të bashkjëshortes së tij për dhunë dhe përndjekje.

Klement Hamzaj, 34 vjeç, u arrestua me akuzën e dhunës në familje. Ndaj tij më parë, prokuroria kishte nisur hetimin, për këtë vepë, pas urdhërit të prokurorisë së Gjirokastrës.

Kjo e fundit kishte nisur procedimin penal pas kallëzimit që bashkëshortja e tij kishte depozituar në polici dhe më pas në SHÇBA, që në muajin shtator të vitit të kaluar.

Në atë kohë Hamzaj dhe bashkëshortja e tij, kishin nisur procedurat e divorcit. Ndërkaq edhe gjatë kësaj kohe Hamzaj, kishte vijuar përndjekjen dhe dhunën verbale e fizike ndaj saj.

Për këtë shkak, prokuroria kishte nxjerrë edhe urdhrin e ndalimit për Hamzajn dhe më pas po ashtu është vendosur edhe masa e sigurisë në Gjykatën e Gjirokastrës./ tvklan.al