dek

Arrihet marrëveshja mes opozitës dhe mazhorancës për draftin e dekriminalizimit. Në diskutim palët janë përfaqësuar nga Ermonela Felaj nga qeveria dhe Oerd Bylykbashi nga opozita, të cilët kanë rënë dakord për pjesën më të madhe të pikave për draftin e dekriminalizimit.

Sipas burimeve të Televizonit Klan, palët nuk kanë rënë dakord vetëm për pikën e testit të drogës, i cili është vendosur për të kaluar në votim në Komisonin e Dekriminalizimit dhe më pas në seancë plenare. Do të jetë kjo e fundit që me votim do të vendosë nëse pika për testin e drogës do të jetë pjesë e ligjit për dekriminalizimin. Pas dakordësimit, ditën e nesërme pritet të mblidhet edhe Komisioni i posaçëm i Dekriminalizimit.

Tv Klan