Hapet ekspozita e Floridas, ekspozohet instaliacioni kundër ndotjes

Java e parë e Dhjetorit në Miami iu është kushtuar artistëve, ekspozitave, vendosjes së instalacioneve të ndryshme që përcillnin situatën që po përjeton e gjithë bota.

Pandemia e koronavirusit detyroi në fillim të Shtatorit galerinë Art Basel Miami Beach të anulonte panairin e pikturave, skulpturave, fotografive etj. Por këtë herë ajo është rihapur me një numër të kufizuar vizitorësh të cilët pëlqejnë artin dhe kulturën.

Art Basel çdo vit vizitohet nga miliona turistë dhe pandemia solli një goditje shumë të madhe pasi siç dihet Miami mbahet nga turizmi. Aktualisht Florida numëron mbi 1.1 milion të infektuar dhe mbi 19 mijë vdekje.

Lauren Shapiro, një artiste e cila realizon punime me qeramikë gjatë kohës së pandemisë bashkëpunoi me një biolog duke sjellë një instalacion të bërë me baltë, i cili tregonte shkatërrimin që po i bëhet koraleve si pasojë e hedhjes së plastikës në dete dhe oqeane. E quajtur Future Pacific, ajo simbolizon zhdukjen e ekosistemeve koralorë, ku shkaktarët kryesorë janë njerëzit.

“Është një punë kolosale. Më vjen keq që pandemia na bllokoi, por edhe pse vizitorët janë shumë të rrallë, ky instalacion duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë njerëzit që të ndërgjegjësohen. Problemi nuk është vetëm virusi, por edhe mjedisi”.

Ndërkaq, piktorë të cilët kanë ekspozuar disa prej punëve të tyre në Art Basel Miami Beach janë shprehur se duhet të bëhet më shumë në fushën e kulturës dhe artistët të kenë gjithë vitin në dispozicion për të sjellë punët e tyre.

Sipas tyre edhe pandemia Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur kulmin, piktorët, skulptorët dhe veçanërisht artistët e rinj duhet të mbështeten nga ana financiare, pasi me kalimin e kohës do të harrohen.

Klan Plus