Trajneri Mikel Arteta tha se Arsenali do të ketë pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion për sfidën e Premier Ligës kundër Tottenham-it. Për spanjollin, disponibiliteti i thuajse të gjithë futbollistëve përbën dhimbje koke, ndërsa skuadra synon fitoren.

Topçinjtë kryesojnë me 77 pikë pas 34 takimeve,ndërsa kanë një më shumë se sa Manchester City, që ka një sfidë më pak. Arteta vlerësoi performancën e Spërsave nën drejtimin e teknikut Ange Postecoglou.

“Lojtarët e mi janë plotësisht gati që të dalin në fushë në çdo kohë, për të na ndihmuar të fitojmë ndeshje. Atmosfera është mjaft e mirë! Tottenham-i është një rival i fortë! Jam i e befasuar me atë që ka bërë Postekoglu. I jep identitet ekipit të tij dhe më pëlqen mënyra se si luajnë, kështu që mendoj se ai ka qenë shumë i mirë.”

Ndërsa Pep Guardiola pranon se është “një ëndërr e bërë realitet” për Manchester City që lufton për titullin e katërt radhazi në Premier League, ndërsa është gati për takimin e radhës në transfertë ndaj Nottingham Forest.

“Sigurisht që skuadrat, veçanërisht tonat, janë të lodhura, është normale në fund të sezonit. Por njëkohësisht është kaq emocionuese. Të luftosh sërish për Premier League është një ëndërr e realizuar. Nuk e prisja! Dëshira ishte por, atë që ndodhi në të kaluarën mendova se nuk mund ta bëja dot.”

Cityzens janë të pamposhtur në kampionat prej 18 takimesh. Për Nottingham Forest sfida ka rëndësi pasi ata po luftojnë që të mos bien nga kategoria.

Klan News