Librat shkollorë, me të cilët do të mësojnë nxënësit e arsimit parauniversitar, këtë vit arsimor ende nuk kanë nisur të shiten.

Në asnjë prej mjediseve të përcaktuara nga drejtoritë e shkollave për shitjen e librave nuk ka mbërritur asnjë tekst.

Drejtuesit e shkollave që në bazë të udhëzimit duhet të ndjekin procesin thonë se janë gati dhe mbeten në pritje të teksteve.

Shkak për vonesën duket se është bërë mungesa e pullës me hologramën e Ministrisë së Arsimit, që duhet të këtë çdo tekst.

Ndërsa në dyert e shkollave është vënë njoftimi se shitja e librave nis në 1 shtator, Ministria e Arsimit pohon se gjithçka po ecën sipas procesit, dhe brenda pak ditësh do të nis shitja e librave duke siguruar se deri në 13 shtator, ditë kur nis shkolla, të gjithë nxënësit do të jenë të pajisur me libra. /TV KLAN