Benfica – Ajax mbyllet me rezultatin 2 – 2

Atletico Madrid dhe Manchester United barazuan 1 – 1 në sfidën e parë mes tyre për një vend në çerekfinalet e Champions Legue. Spanjollët shënuan të parët me Joao Felix vetëm pas 7 minutash lojë, por nuk arritën ta mbronin avantazhin.

Me Cristiano Ronaldo që nuk tregoi asgjë në fushën e lojës shpëtimi erdhi nga një zëvendësues. Elanga barazoi rezultatin në minutën e 80’, pak pasi hyri në lojë.

Sfida tjetër e së mërkurës mes Benfica dhe Ajax u mbyll 2 – 2. Gola dhe autogola në këtë takim të luajtur në Estadio da Luz të Lisbonës. Skuadra holandeze nuk arriti të merrte me shumë edhe pse pati më tepër mundësi. Takimet e kthimit do të luhen më 15 mars me kualifikimin që mbetet i hapur.

Tv Klan