Avokatët e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku kanë deklaruar se klientët e tyre janë arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës. Në orët e pasdites së të enjtes ata kanë vizituar deputetët në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, menjëherë pas ndalimit të tyre nga forcat e rendit.