Përzgjedhja e Avokatit të ri të Popullit përplasi në Komisionin e Ligjeve opozitën dhe maxhorancën. Deputeti Eduart Halimi tha se avokati i takon opozitës, ndërsa akuzoi kryeministrin se në shkelje të paktit politik dhe frymës së kushtetutës po tenton kapjen e këtij institucioni.

Eduart Halimi, deputet i PD-së: Kompetencat kushtetuese që iu dhanë me 22 korrik Avokatit të Popullit si një figure kushtetuese larg qeverisë, po i rrëmben Edi Rama, duke e kthyer në kukull të tij këtë institucion për të zgjedhur dhe influencuar qeverinë e gjyqësorit.

Pas kësaj deklarate Halimi, i cili ishte i vetmi deputet i opozitës në seancë braktisi mbledhjen e komisionit.

Fatmir Xhafaj: Ju kështu keni bërë gjithmonë. Vetëm bojkotoni në vend se të rrini këtu. Procedurat parlamentare i japin opozitës hapësirat për të mbështetur kandidaturë e saj”

Pas debatit maxhoranca vijoi me dëgjimin e 19 kandidatëve në garë, mes të cilëve edhe ish-kryetarja e KQZ-së,Lefterie Luzi, Genc Gjoncaj dhe Ilgi Totozani.

Por ndërsa PD e PS debatojnë se kujt i takon kandidati i Avokatit, i cili në kuadër të reformës në drejtësi hap garën për Vetting-un, Igli Totozani mandati i të cilit ka përfunduar në 22 dhjetor njoftoi se ky institucion nis procedurën prej të enjtes./ TV KLAN