Ceremonia zhvillohet në Rovaniemi të Finlandës

Babagjyshi i Vitit të Ri ka nisur tashmë zyrtarisht udhëtimin e përvitshëm. Ai u nis nga shtëpia e tij brenda rrethit arktik për të vizituar fëmijët në të gjithë globin që e presin me padurim për dhuratat e krishtlindjes dhe vitit të ri.

Shumë familje u mblodhën në rezidencën zyrtare të babagjyshit në qytetin Rovaniemi në Finlandë, për të dëgjuar këngët e Krishtlindjes dhe fjalë të mençura nga vetë ai që po bënte përgatitjet e fundit para nisjes. Babagjyshi uroi krishtlindje të mbara dhe të paqta për të gjithë.

 “Uroj të kaloni krishtlindje të bukura dhe të qeta me familjarë dhe miqtë tuaj. Gjithashtu mos harroni të ndihmoni njerëzit në nevojë dhe  të jeni miq me ata që janë të vetmuar”.

Babagjyshi  u nis drejt polit të veriut për tu furnizuar me dhurata për fëmijët më me fat në  të gjithë botën. Sipas legjendës ai mbledh drerët e slitës së tij për të nisur punën më të gjatë të vitit, atë të sjelljes së gëzimit në botë.

Tv Klan