A duhet të shtrihen hetimet e Prokurorisë për tragjedinë e Shkodrës në një pistë tjetër?

Absurde është cilësuar nga paneli i të ftuarve fakti që nëna mund të ketë çuar me duart e saj drejt vdekjes tre fëmijët e mitur, por nga ana tjetër mund të ekzistojë mundësia që ata të mos jenë vetëvrarë, por mund t’i ketë vrarë dikush.

Kjo hipotezë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Rudina” në TV Klan. Duke marrë shkas nga raste të tjera ku hetimet e thelluara kanë hedhur dritë mbi shumë ngjarje të ngjashme me tragjedinë në Shkodër, juristja Margarita Kola ka hedhur hipotezën se nëna me fëmijët mund të mos jetë vetëvrarë, por mund t’i ketë vrarë dikush.

Kjo u shoqërua me shumë debate në studio, pasi edhe vetë moderatorja e emisionit, Rudina Magjistari e ka cilësuar si diçka të paimagjinueshme.

Margarita Kola, avokate: Ne të gjithë këtu po e diskutojmë problemin duke e marrë njërën anë, domethënë sikur nëna e ka kryer vetëvrasjen. Ne është mirë që kur t’i japim këto mendimet tona duhet t’i japim në të dyja variantet, sepse të dyja kanë mundësi që të kenë ndodhur. Unë për shkak të profesionit do t’u qëndroj në këndvështrimin të dyja varianteve, sepse e di shumë mirë nga praktika e investigimit dhe e ngjarjeve kaq tronditëse në të gjithë botën, që në shumicën e rasteve pasi është investiguar në mënyrë të thelluar nuk ka qenë fare ajo ngjarja e cila është perceptuar në momentin e parë.    

Gëzim Tushi, sociolog: Ne nuk na ngelet të bëjmë hetuesinë dhe prokurorinë, vetëm këto nuk na takojnë të bëjmë ne, ne na takon të bëjmë trajtimin social të problemit, të shkaqeve e të mënyrës.

Rudina Magjistari: Ju mendoni se ai ka paguar dikë dhe dikush i paguar ka bërë këtë krim?! Një killer me pagesë ta bëjë këtë?! Edhe një killer me pagesë mendoj se mendohet për të vrarë një person, jo tre fëmijë./tvklan.al