Kjo është Lolita, balena e cila mbahet e izoluar në një pishinë të vogël prej 46 – vitesh dhe është në pronësi të një firme investimi, në Londër.

Lolita, e cila u kap në vitin 1970, ka jetuar natë e ditë në një rezervuar të madh sa pishina e një hoteli. Ajo besohet të jetë balena e mbajtur më gjatë në izolim.

Edhe kapja e Lolitës ishte shumë traumatike. Për t’ia arritur qëllimit u litarë dhe eksplozivë për ta ndarë atë nga këlyshët e saj. Gjatë kapjes së saj, 5 balena të tjera mbetën të vrara.

Lolita aktualisht ndodhet në një akuarium në Florida dhe kompania që e menaxhon këtë vend, përllogaritet se grumbullon rreth 750 mijë paundë të ardhura në vit, pasi balena perfomon 7 ditë të javës për vizitorët.

Lufta për të liruar Lolitën, vijon prej vitesh. Aktivistë dhe shoqata të shumta për të drejtat e kafshëve kërkojnë lirimin e saj. Por, ata që e kundërshtojnë lirimin e saj argumentojnë se balenat që janë lënë të lira kanë ngordhur./tvklan.al