Në zgjedhjet parlamentare të 2017 do të shkohet me sistemin aktual zgjedhor, ndërsa nuk do aplikohet as votimi elektronik dhe as numërimi elektronik.

Edhe pse komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore është konstituar që në Janar të këtij viti, tani që kanë ngelur 8 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, bashkëkryetari socialist i këtij komisioni thotë se koha nuk premton që këto ndërhyrje të shumëkërkuara dhe shumëpremtuara nga të gjitha palët, të mund të zbatohen në zgjedhjet e pritshme.

Përveç përmbushjes së rekomandimeve të OSBE/ODIR-it, arsyet për të cilat u ngrit dhe komisioni i reformës zgjedhore, një tjetër ndërhyrje që Balla vlerëson si të realizueshme për t’u aplikuar në zgjedhjet e 2017 është dhe votimi i emigrantëve.

Tv Klan