Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore ka miratuar një kredi prej 70 milion dollarësh për Shqipërinë. Paratë do të përdoren për të nxitur konkurrueshmërinë e vendit dhe për të përmirësuar klimën e biznesit.

Huaja do të fokusohet në tre fusha: përmirësimi i ligjeve që lidhen me investimet e huaja, plotësimi i mangësive që ka biznesi në infratukutrë, aksesi në energji elektrike dhe miratimin e lejeve të ndërtimit, si dhe shkurtimin e procedurave doganore sidmos për mallrat që kalojnë nga portet.

Në 25 vite Banka Botërore ka 2.5 miliardë dollarë kredi e grante për Shqipërinë./ TV KLAN