Kryetari i vetëngrirë i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se nuk ka përfunduar ende lufta për të larguar krimin nga politika.

Duke ju referuar dëshmisë së deputetit socialist Jurgen Çyrbja sot në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit, Basha thotë se kjo është prova e shtetit të Kryeministrit Edi Rama.

“Deputeti socialist i Durrësit Jurgen Çyrbja dëshmoi sot në gjykatë në favor të bandës së Emiljano Shullazit edhe pse prokuroria e kishte thirrur për të dëshmuar kundër saj. Dëshmia e tij nxorri në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës si shtet privat në dorën e të fortëve dhe kriminelëve. 

Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit”,

shkruan në Facebook Lulzim Basha. /

tvklan.al