Largimi i Fatmir Xhafës, Lulzim Basha thotë se është arritje e opozitës dhe nuk lidhet me ndonjë skenar përplasjesh brenda mazhorancës e aq më tëpër me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Nuk ka meritë as ministri tjetër i Habilajve dhe askush tjetër për largimin e Fatmir Xhafës. Largimi i Fatmir Xhafës është dëshmi e forcës së pathyeshme të opozitës dhe Partisë Demokratike bashkë me qytetarët shqiptarë në luftën kundër krimit”.

Në një takim me demokratë të Manzës, Basha se pas këtij largimi të papritur të Xhafës fshihet manipulimi i dosjes hetimore për vëllain e tij, Agron Xhafaj.

“Fatmir Xhafaj është larguar nga frika e përballjes me përgjegjësitë e tij ligjore dhe politike për manipulimin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliut dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në manipulimin e dosjes hetimore për vëllain e tij”.

Basha paralajmëron kreun e qeverisë se nuk do ia dalë të ndalojë prangosjen e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, edhe me emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme të Sandër Lleshit.

“Nuk ka gjeneral, me apo pa spaleta ta shpëtojë, Vangjush Dako e ka vendin në burg, dhe në burg do të shkojë një orë e më parë, për korrupsionin, për vjedhjen, për bashkëpunimin me kriminelët, për shndërrimin e Durrësit, të kësaj treve fisnike, në një çiflig të krimit, aty e ka vendin bashkë me kriminelët e tjerë, ata që janë prapa hekurave dhe shumë të tjerë që do të rikthehen e do të përfundojnë aty”.

Për kreun e demokratëve, beteja me krimin është e fituar vetëm pas largimit të Kryeministrit Rama, të cilin opozita e akuzon si arkitekt të vënies së shtetit në shërbim të bandave.

Tv Klan