Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për votimin sot në Kuvend të ministrave të rinj. Me anë të një statusi në rrjetet sociale Basha thotë se drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës i bëri bashkë krimi dhe i vuri në rresht për të votuar, sipas tij, pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rrjesht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë”.

/tvklan.al