“Kjo betejë kërkon një lidership të vendosur dhe të sprovuar”

25 Prilli për të është një masakër elektorale ndaj dhe votën e demokratëve të Gjirokastrës e kërkoi për të vijuar betejën për demokracinë, që sipas Lulzim Bashës e ndali regjimi Rama-Doshi.

“Një masakër zgjedhore e padiskutueshme, një padrejtësi kombëtare jo ndaj nesh që ishim dhe mbetemi vektori për ndryshim, mjeti i ndryshimit, por ndaj atyre që e donin ndryshimin dhe që më 25 Prill jo vetëm nuk ju dha asnjë përgjigje, por përkundrazi, hallet, problemet e tyre un rënduan dhe më shumë”.

I bindur për të luftuar deri në fitore, vetes në garën për kreun e demokratëve i njeh si meritë të qënit një lidership i sprovuar në betejën me Edi Ramën.

“Ju kërkoj që të jeni bashkë me mua në vazhdimin e kësaj beteje e cila kërkon lidership të sprovuar dhe të vendosur”.

Edhe demokratëve të Tepelenës u kërkoi votën, teksa foli për bashkim.

“Nga kjo garë të dalim të bashkuar, detyrimin nuk ia kemi njëri-tjetrit, ia kemi ndaj Shqipërisë sepse misioni ynë  dhe i shqiptarëve vazhdon”.

Ndërsa në Përmet, Basha tha se ka përfunduar raporti për zgjedhjet dhe se së shpejti do të nisë analiza e plotë e asaj që ka ndodhur në 25 Prill, që për kryetarin në detyrë të demokratëve është vjedhja më e madhe e zgjedhjeve në këto 30 vite.

Tv Klan